Malisheva ka mposhtur në udhëtim 2 Korrikun në një ndeshje miqësore.
Takimi miqësor mes dy skuadrave anëtare të Ligës së Parë është zhvilluar në kryeqytet në stadiumin e 2 Korrikut.
Megjithatë ekipi i drejtuar nga Arsim Thaqi u tregua shumë i fortë duke fituar me rezultat të pastër 0-3.
Golat e Malishevës u shënuan në pjesën e dytë të takimit, për të cilët u kujdesën, Armend Abazi, Edon Kogja dhe Altin Aliu.
Edhe në miqësoren e sotme kryetrajneri, Arsim Thaçi, i inkuadroi të gjithë futbollistët në ndeshje, duke shfrytëzuar në maksimum këto duele testuese për të parë formën e futbollistëve para nisjes drejtë Antalyas.