Manchester City e pret sot në Etihad Stadium skuadrën nga Birmingham, Aston Villa.
City në 5 ndeshjet e fundit ka 5 fitore rresht dhe do të kërkojë të vazhdojë më të njëjtin ritëm edhe sonte përballë Aston Villës, e cila, ndeshjet e fundit ka treguar një formë të luhatshme.
Pep Guardiola sonte ka startuar me treshen sulmuese, Sterling, Foden, Bernardo dhe De Bruyne.
City për momentin është në vendin e 3-të me 35 pikë kurse para tij është Leicester City me 38 pikë dhe Manchester United me 35.
Në rast të fitores, City do ta rrëmbejë vendin e parë.