Në vazhdën e përgatitjeve për stinorin pranveror, Ballkani ka zhvilluar ditën e sotme një miqësore në Antalia.
Futbollistët e drejtuar nga trajneri Bledi Shkëmbi kanë shënuar fitore bindëse 3:0 përballë skuadrës U21 të CSKA Moskës.
Golat për “Suharekasit” i realizuan Lindon Emerllahu, Armend Thaqi e Arbër Shala
Kjo ishte miqësorja e dytë për “portokallezinjt” në fazën përgatitore në Turqi.
Ndryshe, Ballkani nën drejtimin e Ismet Munishit e kishte mbyllur stinorin vjeshtor në Superligën e Kosovës në pozitën e dytë me 38 pikë, tri më pak se Drita që është lidere.