Java e 15-të në elitën e futbollit shqiptar përfundon nesër (e enjte) me derbin e madh të futbollit shqiptar.
Me fillim nga ora 18:00 do të zhvillohet derbi i kryeqytetit shqiptar ndërmjet Partizanit dhe Tiranës.
Ky derbi e gjenë Partizanin në pozitën e tretë në tabelë me 23 pikë, ndërkaq kampionët në fuqi të Shqipërisë, Tirana zë vendin e pestë me 20 pikë.
Kjo përballje e dy rivalëve të përbetuar do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”.
Kujtojmë se portieri i Kosovës, Visar Bekaj mbron ngjyrat “bardhekaltër” që nga vera e vitit të kaluar dhe ka debutuar në derbin e kaluar nga minuta e parë.