Trajneri i klubit të futbollit Drita U-19 nga Gjilani, Genc Sermaxhaj, beson e shpreson se do të përgatiten maksimalisht për pjesën e dytë të kampionatit.
“Po e nisim aty ku e kishim lënë me shumë energji e pozitivitet ciklin e përgatitjeve për vazhdimin e pjesës së dytë të sezonit 2020/21.
Uroj të na përcjell fati e shëndeti, sepse për gjërat tjera do të kujdesemi bashkë në përpikëri!”, tha Sermaxhaj.
Drita U-19 është në vend të katërt me 35 pikë në pjesën vjeshtore të Superligës U-19.