Futbollisti nga Kosova, Veton Tusha, 18-vjeçari, shënon për Denizlisporin, por humbin thellë në Stamboll 6:1 nga Galatasaray, në kuadër të javës së 20-të të Kampionatit të Turqisë.
Tusha shënon në minutën e 48-të, duke e ngushtuar rezultatin në 3:1 por në minutat vijues vendasit dominuan.
Për Galatasarayn shënuan Akbaba (9'), Feghouli (17'), Donik (45+1'), Ozkal (60'-autogol), Belhanda (64'), Sekidika (90+1').
Tusha u aktivizua në lojë në minutën e 46-të. Galatasaray është në vend të tretë me 36 pikë, kurse Denizlispor i fundit me 14 sosh.