Polonia është pa trajner, pas largimit të Zherzi Brezheçek.
Në drejtimin e kombëtares polake, mund të shikojmë një trajner të njohur siç është portugezi Paulo Soza.
Sipas raportimeve të Di Marcio, Soza pritet të jetë trajneri i ri i Polonisë. 50-vjeçari ka qenë asistent i trajnerit te Portugalia në vitin 2008, teksa ka drejtuar edhe skuadrat e njohura si Suonsi, Lestëri, Fiorentina dhe së fundmi Bordo në Francë.
Kujtojmë se Polonia është në të njëjtin grup për eliminatoret e Botërorit “Katar 2022” me Shqipërinë.