Skuadra me renome e futbollit Vëllaznimi nga Gjakova, cakton trajnerët që do të punojnë me akademi.
“Sot pas mbledhjes së mbajtur në Klub, janë marrë disa vendime dhe është vendosur kryesia, shtabi teknik, trajnerët e juniorëve si dhe organizimi i Akademisë së Klubit.
Kryesia: Astrit Lloqani – Sekretar; Besnik Gojani – Menaxher; Kreshnik Komoni - Drejtor Sportiv; Bujar Guta - Përfaqësues i Bordit; Edi Luzha – Administrator.
Shtabi Teknik – seniorët: Haxhi Kurhasku – Kryetrajner; Luan Tabaku – Ndihmëstrajner; Dahim Xhepa - Trajner i portierëve. Shtabi teknik – juniorët: Valon Kasapi – Kryetrajner: Taulant Morina – Ndihmës trajner; Elvin Xërxa – Përfaqësues.
Akademia: Blerim Mula – koordinator; Arsim Gojani – trajner, Arbër Zhubi – Trajner dhe Enes Mula – trajner”, njofton KF Vëllaznimi.