Sulmuesi i Shqipërisë, Florian Kamberi mund të ndryshojë sërishj ekip. 25-vjeçari po bisedon me klubin gjerman Bokum.
Duke parë aktivizimet e pakta me Sent Galenin, Kamberi kërkon të kalojë në formë huazimi tek skuadra e kategorisë së dytë të Gjermanisë.
Gjatë këtij sezoni, ish-futbollisti i Glasgou Rejnxhërsit dhe Hibernianit ka zhvilluar vetëm 9 ndeshje me Sent Galenin duke mos arritur të shënojë dot.
Ai nuk është grumbulluar në 3 ndeshjet e fundit dhe mungesa e hapësirave e shtyn që të kërkojë një ekip të ri, qoftë për të luajtur përkohësisht për pjesën e mbetur të sezonit 2020-2021.
Për të ka pasur interes dhe nga klube angleze e gjermane, por gjatë verës ai zgjodhi Sent Galenin në Zvicër.