Juventusi fiton Superkupën e Italisë. Cristiano Ronaldo dhe Alvaro Morata, e kush tjetër, shënuan për triumfin e Juves në finalen e Superkupës, duke e mposhtur me rezultat 2:0 Napolin, në takimin që u luajt në stadiumin "Citta del Tricolore".
Në minutën e 64-të, Ronaldo nga afërsia tund portën e napolitanëve.
As Elseid Hysaj e as Amir Rrahmani, nuk u futen në lojë në radhët e Napolit por qëndruan në bankë.
Figura tragjike e Napolit është Insigne, i cili shpërdoroi rastin më të mirë në minutën e 80-të.
Ai nuk qe i saktë nga penalltia, duke gjuajtur jashtë shtyllës së djathtë pingule, ndërsa Juve ishte me fat të madh.
Në minutën e 90+4, Morata, vulos fitoren në 2:0.
Juventusi ia doli, duke fituar trofeun e çmueshëm, Napoli me gjithë përpjekjet mbetet duarbosh.