Cristiano Ronaldo me golin ndaj Napolit bëhet golashënuesi më i mirë në histori të futbollit

Futboll

Cristiano Ronaldo me golin ndaj Napolit bëhet golashënuesi më i mirë në histori të futbollit

Më: 21 janar 2021 Në ora: 06:58
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo të mërkurën në mbrëmje e shënoi e tij të 760-të në karrierë, pikërisht në ndeshjen e Superkupës së Italisë, duke u bërë top golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave.

Ylli portugez kishte barazuar rekordin e Josef Bican me golin e shënuar për Juven në fitoren 3-1 ndaj Sassuolo më 10 janar.

Ai më pas kaloi ish sulmuesin çek në finalen e Supekupës së Italisë kundër Napolit të mërkurën në mbrëmje.

Ronaldo zhbllokoi rezultatin në pjesën e dytë duke shfrytëzuar maksimalisht një goditje nga këndi nga e majta dhe e drejtoi topin brenda rrjetës nga një distancë e afërt.

Ronaldo ka shënuar 84 nga 760 golat e tij me Zonjën e Vjetër.

Pas Ronaldos e Josef Bican është braziliani Pele me 757 gola.

Me 743 gola në vendin e katërt është Romario, ndërsa lojtari që mund t’i kalojë të gjithë dhe ende është aktiv me 719 gola është Lionel Messi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat