Debutimi i Veton Tushës për ekipin e parë të Denizlisporit mund të mos ketë shkuar sipas planit të mërkurën, pas humbjes së thellë 6:1 kundër gjigantit Galatasaray, por sulmuesi i Kosovës ka lënë mbresa duke shënuar gol.
Sulmuesi i ekipit kombëtar U19 të Kosovës Tusha debutoi me gol për Denizlispor në Superligën e Turqisë, edhe pse festën mund t’ia ketë prishur Galatasaray me disfatën turpëruese 6:1 që ia shkaktoi skuadrës së tij.
18-vjeçari u thirr nga ekipi U19 në ekipin e parë të Denizispor dhe u fut në lojë nga stoli për ta shënuar atë që doli të ishte goli debutues për të dhe goli i nderit për skuadrën e tij kur Galatasaray po fitonte 3:0 në minutën e 48-të.
Tusha – i lindur në Kaçanik – iu bashkua Denizlisporit në vitin 2020 nga Vardari i Shkupit, duke nënshkruar marrëveshje deri në verën e vitit 2024.
Ai e ka përfaqësuar në ekipet e saj kombëtare U17 në tri ndeshje dhe U19 në tri ndeshje, po ashtu.