FIFA del hapur kundër Superligës Europiane, madje kërcënon këdo me përjashtim!
Kushdo që po investohet për “Super League” e Europës ka kundërshti të mëdha nga i gjithë futbolli ndërkombëtar. FIFA me gjashtë konfederatat kontinentale e kundërshtojnë fuqimisht projektin e një kampionati të tillë europian me skuadrat elitare përbërëse, duke lënë në hije ata të dorës së dytë e më tej.
Madje, nuk mungon as kërcënimi i hapur i qeverisë botërore të futbollit, drejtuar nga Infantino: Kushdo që merr pjesë në të, nëse lind si kompeticion; qoftë klub apo futbollist, nuk do të lejohet të luajë në ndonjë garë të organizuar nga FIFA, ose nga konfederatat përkatëse.
Pra, do të mbeteshin jashtë Champions-it, Europianit, Botërorit, Kupës së Amerikës dhe garave të tjera të ngjashme.