Manchester United ka marrë dritën e gjelbër

Futboll

Manchester United ka marrë dritën e gjelbër

Më: 21 janar 2021 Në ora: 13:50
Manchester United ka marrë dritën e gjelbër

Manchester United ka marrë dritën e gjelbër nga FIFA për të transferuar Douglas Costan nga Juventusi.

Sulmuesi brazilian, i cili është pronë e klubit italian dhe këtë sezon luajti edhe dy ndeshje në Serinë A me “Zonjën”, aktualisht është i huazuar te Bayerni, i cili nuk duket i interesuar për ta mbajtur 30-vjeçarin ende.

Siç transmeton Panorama, futbollistëve nuk u lejohet normalisht që të aktivizohen për tri klube të ndryshme gjatë një sezoni.

"Gazzetta dello Sport” raporton se FIFA do t’i lejojë yjet të veshin tri fanella në një sezon në rrethanat e jashtëzakonshme të pandemisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat