Në shtëpinë e Parmës vazhdojnë tratativat në merkato për të përforcuar skuadrën.
Në veçanti, sipas raportimeve të mediave italiane, klubi emilian ka hedhur sytë nga Daniele Rugani për të përforcuar repartin e prapavijës.
26-vjeçari aktulaisht luan në kampionatin francez, ku është i huazuar te skuadra e Rennes.
Mbrojtësi i qendrës është në pronësi të Juventusit dhe po si pas rapotimeve të mediave është i interesuar të rikthehet në Itali. Ndërkohë klubi vazhdon duke vlerësuar alternativa të tjera si Musacchio, Juan Jesus, Fazio e Todibo.