Kroos: Shkarkimi i Lopetegit ishte diçka që më lëndoi shumë

Futboll

Kroos: Shkarkimi i Lopetegit ishte diçka që më lëndoi shumë

Më: 21 janar 2021 Në ora: 15:30
Kroos: Shkarkimi i Lopetegit ishte diçka që më lëndoi shumë

Aventura e Julen Lopetegi te Real Madrid zgjati shumë pak, saktësisht nga gushti i vitit 2018 deri në tetor të po atij viti, teksa tekniku u shkarkua pas një humbje 5-1 në El Classico. Megjithatë, edhe pse një periudhë e shkurtër në krye të madrilenëve e shoqëruar me rezultate negative, spanjolli ia ka dalë të lërë përshtypje pozitive, sidomos te një prej ish-lojtarëve të tij.

Fjala është për Toni Kroos, me mesfushorin që së fundmi është shprehur se i ka ardhur keq kur Lopetegi është shkarkuar, por është lumturuar kur ai fitoi Europa League me Sevillen.

“Shkarkimi i Lopetegit ishte diçka që më lëndoi shumë, ai është një menaxher top, por edhe një njeri shumë i mirë.

Thjesht nuk pati fat dhe pati një periudhë shumë të keqe kur ishte trajner këtu te Reali.

Por, unë isha jashtëzakonisht i lumtur kur ai fitoi Europa League me Seviljen e tij”, u shpreh Kroos.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat