Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, ka mundësi që sot të startojë me SS Lazio.
Skuadra e Lazios ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen e sotshme ndaj Parmas në Kupën e Italisë.
Në këtë listë mungon emri i sulmuesit më të mirë italian, Ciro Immobile. Kjo nënkupton se Vedat Muriqi mund të startojë ndeshjen nga minuta e parë.
Ashtu e parashikojnë edhe mediat në Itali. Muriqi mund të jetë tandem i sulmit së bashku me Correan.
Ndeshja midis Lazios dhe Parmas luhet nga ora 21:15.