Trepça ‘89 nga Mitrovica përgatitet me vrull të shtuar, me qëllim që të janë gati për pjesën pranverore të elitës së futbollit të Kosovës.
Synimi i mitrovicasve është që të ikin nga zona e rrezikut, ku aktualisht ndodhen në pozitën e shtatë me 21 pikë të mbledhura.
Trepça ‘89 triumfon në miqësore me rezultat 5:0 ndaj Ramiz Sadikut të Prishtinës. Golat u shënuan nga Mohammed Darwish, Adonis Shala, Ardijan Shaljani (në prova), rdian Hasani dhe Robert Rrahmani.
“Sot minatorët luajtën ndeshjen e parë kontrolluese për këtë fazë përgatitore.
Kjo ndeshje i ndihmoi kryetrajnerit z. Shpëtim Idrizi të analizoj gjendjen e ekipit si atë fizike dhe atë taktike.
KF Trepça’89 të shtunën do të udhëtojë për në “Tropikal Resort” Durrës, Shqipëri ku do të zhvillojë edhe ndeshje të tjera kontrolluese për të parë më mirë formën e ekipit”, njofton FC Trepça ‘89.