Menaxheri i Wolverhampton Wanderers, Nuno Espirito Santo, ka konfirmuar interesimin për sulmuesin e Real Sociedad, Willian Jose.
Willian Jose është bërë temë e diskutimeve pasi u fol për një transferim të tij në “Wanda Metropolitano” si zëvendësim i Diego Costas, por që më pas u shuan këto zëra dhe tani menaxheri i Wolverhampton Wanderers, Nuno Espirito Santo ka konfirmuar për të përditshmen “Marca” që skuadra e tij është në fakt në bisedime me Real Sociedad dhe pritet të kenë rezultat.
“Kur Willian Jose do të jetë një lojtar i yni, unë do të flas më thellë për këtë, por ende nuk ka asgjë të nënshkruar”, tha ai.
Sulmuesi brazilian u transferua për herë të parë në futbollin spanjoll në 2013 kur u bashkua me Real Madrid, por ai bëri vetëm një paraqitje në ekipin e parë dhe kryesisht luajti për ekipin e Real Castilla.
Ai kishte paraqitje të mira me ekipe si: Real Zaragoza dhe Las Palmas, por është në Real Sociedad ku ai ka bërë bujë me 60 gola në katër sezone.Nuno Espirito Santo