Nga Anglia në Kosovë, e veçantë apo jo. Futbollisti i talentuar Argjend Ahmetaj, i bashkohet skuadrës me renome Vëllaznimi nga Gjakova, që garon në Ligën e Parë të Kosovës, grupi A.
“Transferi i radhës është Argjend Ahmetaj.
Ahmetaj është mbrojtës i djathtë, i cili është i lindur në Angli, ka qenë pjesë e Akademisë Queen’s Park Rangers (QPR) dhe së fundmi pjesë e Arlesey Town FC.”, njofton KF Vëllaznimi.
Gjakovarë po synojnë të përforcohen sa më shumë që në pranverë të janë më të fortë dhe të ikin nga pjesa e poshtme e tabelës.