Përplasje e tifozëve në derbin e Tiranës, digjet një makinë dhe thyhen xhamat e një lokali!
Qyteti i Elbasanit është përfshirë nga trazira e rrëmuja ndërkohë që ka nisur derbi Partizani-Tirana.
Dosja.al ka mësuar se tifozët e ketyre dy klubeve janë përleshur me njëri-tjetrin, por kanë shkaktuar dëme të mëdha edhe në bizneset e qytetit të Elbasanit.
Konkretisht janë thyer xhamat e një lokali dhe është djegur një automjet, duke bërë që të gjithë vendin ta mbuloje tymi.
Në vendin e ngjarjes, siç shihet edhe në pamjet e publikuara nga Dosja.al kanë mbërritur forca të shumta policie.