Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Anel Rashkaj ka nënshkruar kontratë me klubin e tij të ri.
Rashkaj do të jetë pjesë e skuadrës së kategorisë së dytë të futbollit suedez, Orgrytenit.
Lojtari “dardan” ka nënshkruar për dy vite me klubin e tij të ri dhe është transferuar si lojtar i lirë nga SJK.
Rashkaj në të kaluarën ka bërë karrierë të skuadrat si Prishtina, Eskilstuna, Sandnes dhe Halmstadsi.
Gjithashtu ai aktivizohet te Përfaqësuesja e Kosovës dhe ka 11 paraqitje me fanellën e “dardanëve”.