Egzon Belica i Partizanit dhe Taulant Seferi i Tiranës, folën për mikrofonat e “Supersport” pas përfundimit të pjesës së parë, ku u shprehën:
Belica: Është një ndeshje e fortë, ka shumë intensitet. Të dyja ekipet kishin rastet e tyre. Barazimi është i drejtë për pjesën e parë. Ne do të vazhdojmë të bëjmë lojën tonë.
Seferi: Patjetër që duhet të përmirësohemi.
Në fillim të ndeshjes rrezikova me të majtën, por e priti Alban Hoxha. Në të dytën të them të drejtën mendova se ishte pozicion jashtë loje dhe e tolerova disi. Në pjesën e dytë shpresoj të vazhdojmë kështu dhe të shënojmë, pasi në pjesën e parë dominuam.