Ylli i Kosovës, Xherdan Shaqiri, me kampionin në fuqi anglez, Liverpoolin, patën një mbrëmje të keqe, duke pësuar humbje në 'Anfield' me rezultat 1:0 nga Burnley.
Një humbje e papritur dhe fitore e madhe për Burnley-n, që lufton me mish e më shpirt për mbetjen në Premier League.
Më minutën e 83-të, Barnes realizon nga penalltia duke i siguruar trepikëshin skuadrës së tij. Shaqiri, reprezentues i Zvicrës, u paraqit standard por nuk iu shkoi ndoresh me rivalin, përkundër dominimit.
Kjo ndeshje ishte e vlefshme e javës së 18-të.
Liverpooli mban pozitën e katërt me 34 pikë, ka 6 me pak se lideri Manchester Utd dhe Burnley renditet i 16-ti me 19 sosh.