Kampionët në fuqi të Anglisë, Liverpooli janë mposhtur minimalisht në “Anfield” nga Burnley.
Mysafirët arritën të dalin me tri pikë nga një terren aspak i lehtë, falë golit të realizuar në minutën e 83-të.
Ishte Ashley Barnes që arriti t’i siguronte pikët e plota mysafirëve me golin e shënuar nga 11 metërshi i penalltisë.
Për Liverpoolin është paraqitur nga minuta e parë deri në të fundit mesfushori shqiptar, Xherdan Shaqiri.
Ky i fundit u vlerësua mirë nga sajti “Whoscored.com” duke marrë notën 6.7 në këtë përballje dhe notë më të madhe se ai kishin vetëm Origi (6.8) dhe Mane (7.7).