Barcelona mezi është kualifikuar në të tetën e finales së Kupës së Mbretit.
Katalunasit pas 120 minutave shënuan fitore me rezultat 2:0 ndaj ekipit të ligës së tretë, Cornella.
Vendasit u treguan kockë e fortë për Barcelonën dhe ndeshja në kohën e rregullt përfundon 0:0. Pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta, katalunasit triumfojnë.
Në minutën e 39-të, Pjaniç dështon nga penalltia sikurse edhe Dembele në atë të 80-tën, duke lëshuar mundësi të arta për Barcelonën.
Në minutën e 92-të, Dembele dhe në atë të 120-tën, Braithwaite, realizojnë për fitore dhe kualifikim të skuadrës katalunase.