Atletico Madridi në frymën e fundit ka siguruar fitoren kundër Eibarit.
Skuadra e drejtuar nga Diego Simeone dominoi, por fitoren e siguroi në fund, duke mposhtur Eibarin me rezultat (1-2).
Së pari ishte portieri i Eibarit, Dmitrovic që shënoi nga pika e bardhë për të zhbllokuar shifrat (12′), veprimi që befasoi të gjithë.
Mirëpo, mysafirët u kthyen në ndeshje përmes Luis Suarezit që barazoi rezultatin (40′).
Kurse, në pjesën e dytë, Suarez doli i saktë nga pika e bardhë për të vulosur fitoren (88′).
Me këtë fitore, Atletico mban distancën nga pozita e dytë me 44 pikë, derisa Eibar renditët në pozitën e 15-të me 19 sosh.