Marseille ka konfirmuar transferimin e sulmuesit Arkadiusz Milik nga Napoli.
Polaku i është bashkuar në formë huazimi me mundësi blerje në fund të edicionit.
Klubi francez do e paguajë Napolin, tetë milionë euro plus katër milionë euro bonuse.
Milik do mbajë numrin 19 në fanellë te Marseille.