Ismael Dunga nuk është më futbollist i Vllaznisë. Klubi shkodran ka arritur më në fund marrëveshjen me klubin japonez Sagan Tosu për të transferuar sulmuesin kenian.
Prej gati një muaji klubet po negocionin kalimin e lojtarit në Lindjen e Largët, por sot “maratona” e bisedimeve ka marrë fund dhe ish-sulmuesi i Tiranës dhe Luftëtarit pritet të nisë aventurën me klubin e ri.
Edhe pse luajti vetëm 8 ndeshje me Vllazninë, Dunga arriti të linte gjurmë duke shënuar 5 gola në 8 ndeshje. Në fund të vitit, atij i skadoi lejeqëndrimi në Shqipëri dhe u detyrua të kthehej në atdhe për të plotësuar dokumentacionin. Në këtë moment, Saga Tosu shfaqi interes për 27-vjeçarin dhe negocioi me Vllazninë.
Nga ky operacion, shkodranët priten të përfitojnë 130 mijë dollarë.