Menjëherë pas përfundimit të takimit mes Partizanit dhe Tiranës kanë nisur edhe thumbimet në rrjetet sociale.
Futbollistët e drejtuar nga ana e Ilir Dajës kanë rikthyer etiketimin si “nderi i kryeqytetit” në kampin e kuq.
Provokimet nuk kanë munguar me postimet e bëra, ndërsa Bitri i shton më tepër dhimbjen bardhebluve.
“I njëjti film, e njëjta histori”.
Është ky reagimi i mbrojtësit të Partizanit duke i kujtuar rivalëve të tij një frazë që është dëgjuar shpeshherë në kohën kur Tirana e kishte makth triumfin në derbi. Por a do të përsëritet sërish i njëjti film? Mbetet për t’u parë..