Fantazisti nga Tetova, i njohur me nofkën “Buba” është takuar sot me drejtuesit e Partizanit dhe sipas të gjitha gjasave do të firmosë me “demat”.
“Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se drejtori Olsi Rama ka biseduar me Hasanin për rreth dy orë, duke i bërë ofertën e radhës lojtarit.
Ky i fundit ka qenë i shoqëruar nga agjenti i tij.
Hasani ka kërkuar një shifër që për realitetin shqiptar duket stratosferike. Gjithsesi, presidenti Demi pritet të bëjë një sforco me synimin e vetëm: shpalljen kampion.