Shkëndija komunikon marrëveshjen me Skënderbeun e Korçës për huazimin e portierit Bekim Rexhepi. Kështu, “gardiani” kuqezi kalon në Shqipëri për gjashtë muajt e ardhshëm, formulë e njëjtë që dy klubet ndoqën edhe me rastin e mbrojtësit Leart Sadriu. Më herët klubi vendosi huazim gjashtë muaj edhe për Arlind Alitin, që kaloi te Renova.
Boshllëku i krijuar nga huazimin e Rexhepit, plotësohet me angazhimin e portierit tetovar Ferat Ramani.
25 vjeçari vjen të kuqezinjtë pas dy sezoneve shumë pozitive si portier i parë te Gostivari në Ligën e Dytë. Bashkë me të rinjtë Nijas Bexheti dhe Astrit Amzai do të jenë alternativë të Kostadin Zahovit.
Ferat Ramani ka qenë pjesë e moshave të Shkëndijës në moshë shumë të re, për të vazhduar më pas te Teteksi.
Te Gostivari shfrytëzoi shansin për të luajtur, duke u bërë një nga portierët më të mirë të kategorisë. Ramani firmos kontratë njëvjeçare dhe tashmë është bashkuar me kuqezinjtë në seancat stërvitore.