Kylian Mbappe mund të largohet nga Paris Saint-Germaini.
Ylli francez thuhet se është në kërkim të një aventure të re pas tri sezoneve të kaluara me PSG-në.
22-vjeçari ka kontratë me ekipin parisien deri në vitin 2022 dhe nuk e ka vazhduar ende.
Për Mbappen interesim të vazhdueshëm kanë shprehur skuadra si Real Madridi dhe Liverpooli.
Lojtari thuhet se dëshiron të largohet nga Franca për një aventurë të re. PSG-ja për ta liruar Mbappen po kërkon rreth 180 milionë euro.