Borussia Monchengladbach pret sonte në Borussia Park skuadrën e Dortmundit
Borussia Dortmund sonte (20.30) ndeshet në Monchengladbach me një formë të luhatshme, derisa në ndeshjen e fundit ata humbën kundër Bayer Leverkusenit me rezultat 2-1.
Në anën tjetër, vendasit e Borussia Monchengladbach janë në një ecuri të mirë me rezultate pozitive ku në pesë ndeshjet e fundit kanë tri fitore, një barazim dhe një humbje.
Trajneri Terzic i Borussia Dortmund ka startuar sonte me Haaland, Sancho, Reus e Bellingham.
Dortmund për momentin është në vendin e 4 me 29 pikë, derisa Monchengladbach është në vendin e 7 me 28 pikë.