Paris Saint-Germain kërkon fitore ndaj skuadrës Montpellier në kuadër të xhiros së 21-të të Ligue 1.
Parisienët qëndrojnë në vendin e parë me pikë të barabarta me Lille, gjithsej 42 pikë total, ata kërkojnë të arkëtojnë tre pikë në “Parc des Princes” në mënyrë që të ruajnë kreun e tabelës.
Në pesë ndeshjet e fundit, PSG ka regjistruar katër fitore dhe një barazim, ndërsa Montpellier ka regjistruar formë të dobët, ata kanë tre humbje dhe dy barazime.
Për PSG-në pritet të mungojnë, Juan Bernat, Dagba dhe Ander Herrera.
Kujtojmë që humbjen e fundit PSG-së ja shkaktoi rivali Lyon në “Parc des Princes”, por që Lyon dështoi të ruajë kreun pas humbjes befasuese nga skuadra Metz.
Formacionet zyrtare të klubeve.