Mario Balotelli nuk e ka patur kurrë problem të shprehë mendimin e tij dhe të njëjtën gjë ka bërë edhe për Covid, ose më mirë mbi menaxhimin e pandemisë nga ana e shtetit italian.
“Italia është Italia, nuk ka shumë për të thënë. Ndoshta është vendi më i bukur në botë, por po degradon për shkak të disa personave dhe unë kam dhimbje barku”, ka qenë shfryrja e sulmuesit të Monza-s në Instagram.
“Nuk jam i majtë, nuk jam i djathtë dhe nuk mbaj kurrë qëndrime politike. Rastet po rriten përsëri dhe nuk e kuptoj arsyen pse e kemi kaluar Krishtlindjen dhe Vitine Ri kështu”.
“Kanë mbyllur dhe më pas e kanë bërë përsëri dhe tani më shpjegoni çfarë zone e kuqe është kjo me trafikun e sotëm që është më i madh se zakonisht?”.
“Gjithë këto sforcime për një tjetër karantinë? A është e mundur që Italia të mos mund të menaxhohet?”.