Drita dhe Prishtina do të përballen në finalen e Superkupës së Kosovës.
Dy skuadra janë në Turqi për fazën përgatitore dhe do ta zhvillojnë në Antalya finalen.
Si Drita ashtu edhe Prishtina llogaritën si dy skuadrat më të mëdha kosovare, derisa sa herë janë përballur nuk ka munguar spektakli.
Por duket se sipas basteve nuk ka favorit për këtë finale.
Kompania e basteve më e madhe në botë, Bet365 i ka vënë kuota të barabarta nga 2,50 si Prishtinës ashtu edhe Dritës.
Ndërkohë barazimi në këtë sfidë është kuotuar me rezultat 3,30.