Festivali i sivjetshëm i Sanremos pritet që të ketë një atmosferë vërtet “sportive”.
Spektakli i këngës italiane, i cili do të vihet në skenë mes datave 2 dhe 6 mars, do të ketë si të ftuar VIP sulmuesin e Milanit, Zlatan Ibrahimoviçin, në të gjitha netët e tij (me përjashtim të datës 3, kur kuqezinjtë të jenë të impenjuar me Udinezen në kampionat).
Por, në orët e fundit po qarkullon lajmi se prezantuesja speciale e Sanremos pritet të jetë Aliçe Kampelo, bashkëshortja e Alvaro Moratës.
Bukuroshja italiane është e përzgjedhura e moderatorit Amadeus, i cili kujtojmë se në sezonin e kaluar, pati përkrah një tjetër “juventine” për një natë, Xheorxhina Rodrigezin, të fejuarën spanjolle të yllit portugez, Kristiano Ronaldo.