Mbrojtësi i talentuar Enis Sadiki është futbollist i ri Korabit të Dibrës.
19-vjecari te Korabi ka shkuar nga skuadra e Vardarit nga Forina e Gostivarit, duke firmosur kontratë 6-mujore.
Ai do të jetë përforcim i madh për mbrojtjen e dibranëve, të cilët kanë ambicie të mëdha në pjesën pranverore të sezonit në ligën e dytë-perëndim.
Për këtë arsye, Sadiki ka zgjedhur Korabin, edhe pse ka pasur disa oferta nga klube vendore, kosovare dhe ndërkombëtare
Enis Sadiki karrierën e tij e ka nisur te shkolla e futbollit Viktorija në Sllupçan për të vazhduar më pas te Bashkimi (Kumanovë), Shkëndija (Tetovë), Eurosport (Kumanovë), Akademija Pandev (Strumicë) dhe tani si lojtar senior te Vardar Forina nga Gostivari.