Sulmuesi i famshëm xhamajkan, Luton Shelton, ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare.
Ai një kohë ka mbrojtur edhe ngjyrat e Sheffield United (2007-2008).
Shelton vuante nga skleroza, sëmundje shumë e rëndë.
Sëmundja e tij u zbulua në vitin 2018, vetëm 19 muaj pasi ai pësoi një dëmtim në fanellën e Harbour nga Xhamajka në ndeshjen kundër Tivoli Gardens.
Vdekja në moshë të re e futbollistit trondit botën e sportit.