Prishtina fitoi Superkupën e Kosovës pasi triumfoi ndaj Dritës.
Rezultati përfundimtar i takimit ishte 3-1 në favor të kryeqytetasëve me takimin që ishte shumë i zjarrtë dhe emocionues.
Pas ndeshjes, deklaratë për KlanKosova dha edhe trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu.
“Mendoj që kundërshtari ishte më mirë, dua ta përgëzoj dhe uroj për këtë fitore. Kishim një iniciativ të lehtë në pjesën e dytë, por doli vendimtar me pritjet e tij portieri i tyre ndërsa kishin edhe ata rastet e tyre, por normalisht ne donim të barazonim rezultatin.
Duke marrë parasysh që ishte ndeshja e parë e vitit për ne u pa edhe lodhja tek futbollistët, mirëpo na pret një rrugë e gjatë dhe duhet të përgatitemi mirë për kampionat”
“Nuk diskutohet edhe arbitri nuk e ndaloi ndeshjen, por ka arbitra të mirë edhe në Kosovë, mendoj se fusha ishte e mirë dhe e lagur e gati për tu zhvilluar një lojë në të dhe ky ishte faktori vendimtar”- përfundoi trajneri shkupjan.