Drita nga Gjilani sot pëson humbje me rezultat 3:1 nga Prishtina, në finalen e Superkupës së Kosovës, që u zhvillua në Antalia.
Bardhekaltrit ishin më të mirë, ndërsa kampioni në fuqi uron Prishtinën për fitore dhe trofeun e parë në edicionin e sivjetshëm.
“Humbim finalen e Superkupës!
Urime klubit Prishtina ndërsa ne vazhdojmë me fazën përgatitore dhe me ndeshjen e dytë kontrolluese që është me datë 27.01.2021”, shkruan në faqen e FC Drita.