Benitez zbulon vendimin për të ardhmen!
Ka përfunduar për gati një vit e gjysmë aventura e Rafa Benitezit tek skuadra e Dalian në Superligën kineze.
Këtë lajm e ka konfirmuar vetë trajneri spanjoll në sajtin e tij zyrtar.
Ish-trajneri i Interit, Liverpulit dhe Realit të Madridit largohet duke qenë një trajner i lirë, dhe duke i bërë punë shumë skuadrave që do të shënjestrojnë teknikun 60-vjeçar duke parë eksperiencën e tij të madhe e skuadra të ndryshme.