FC Prishtina ka arritur të fitoj trofeun e Superkupës së Kosovës në futboll.
“Bardhekaltrit” kryeqytetas mposhtën në finale kampionët në fuqi, Dritën me rezultat 1:3 në stadiumin “Mardan” të Antalias.
E trofeut të Superkupës iu kanë gëzuar tifo-grupi kryeqytetas, “Plisat” të cilët kanë reaguar përmes faqes së tyre zyrtare.
Golat për FC Prishtinën i shënuan Qëndrim Zyba, Besnik Krasniqi e Alban Shillova.
Ndërkaq, për Dritën realizoi sulmuesi kryesor, Kastriot Rexha.
Prishtina me trofeun e fituar sot në Superkupë, shkon në kuotën e 10-të të tillëve në histori të klubit.
"Trofeu i Superkupës së edicionit 2019/20 i takon KF PRISHTINËS, pasi që mposhti Kf Dritën me rezultat 3:1.
URIME PLISA
URIME PRISHTINË", shkruajnë "Plisat" në faqen e tyre.