Bayern Munchen ka goditur në shenjë me afrimin e mesfushorit Jamal Muisala.
17-vjeçari ka dhuruar paraqitje shumë të mira gjatë periudhës që ka luajtur me bavarezët.
Anglezi nuk ka rinovuar ende me kampionët e Gjermanisë. Bisedimet kanë ngecur ndërmjet tij dhe klubit gjerman. Musiala mund të largohet dhe të rikthehet në vendin e tij.
Liverpool dhe Manchester United kanë hedhur menjëherë “grepat”. Ata janë gati që ta rrëmbejnë dhe ta rikthejnë në Angli. Situata duket shumë e koklavitur për bavarezët që duhet të mbrohen nga sulmet e dy gjigantëve të Anglisë.