Skuadra e Varazhdinit, ku aktivizohet ish-mbrojtësi i Skënderbeut, Jorgo Pëllumbi mori sot një fitore të rëndësishme në kampionatin kroat kundër Rijekës me rezultatin 2:1.
Mbrojtësi 20-vjeçar ishte i pakalueshëm ndaj lojtarët kundërshtarë duke i dhënë siguri skuadrës në prapavijë.
Pëllumbi dhe Agon Elezi u transferuan gjatë shtatorit të vitit të kaluar nga Skënderbeu te Varazhdini.
Pavarësisht fillimit të vështirë, qendërmbrojtësi korçar arriti të përshtatet me ekipin duke zhvilluar deri tani 10 ndeshje!