Futbollisti i krahut, Simon Loshi i është bashkuar Feronikelit në fazën përgatitore.
Loshi së pari tek skuadra nga Drenasi ishte bashkuar para një viti, atëher kur frenat e skuadrës në duar i morën Albert Bunjaki dhe Agim Sopi.
Ai pauzoi nga skuadra qysh prej largimit të dyshes së lartë përmendur duke u kthyer në Holandë dhe duke luajtur aty në ligat e ulëta sa për të mos e humbur formën dhe kondicionin, shkruan Olle.
Loshi është prodhim i akademisë së Feynoordit, ai do të ndihmojë skuadrën në krahun e djathtë të mbrojtjes dhe mesfushës.