Reprezentuesi i Kosovës, Milot Rashica, u aktivizua nga minuta e 51-të apo u paraqit në fushë gjithsej 39 minuta në fanellën e Werderit, e cila si mysafirë triumfon me rezultat 4:1 në Berlin kundër Hertha-s.
Për Werderin shënuan Selke (10'), Toprak (29'), Bittencourt (57') e Sergent (77') dhe për Hertha-n Cordoba (45+2').
Në minutën e 20-të, Cunha i Hertha-s, nuk ka qenë i saktë nga penalltia.
Pas javës së 18-të në Bundesliga I, Werderi renditet në vend të 12-të me 21 pikë, ndërsa Hertha në të 14-tën me 17 sosh.