Monaco dhe Marseille do të ndeshen ne kuadër të xhiros së 21-të të Ligue 1.
Monaco qëndron në pozitën e katërt me 36 pikë ndërsa Marseille qëndron në pozitën e gjashtë me 32 pikë gjithsej por që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Ditë më parë, Marseille zyrtarizoi sulmuesin polak Arkadiusz Milik, i cili erdhi nga Napoli.
Monaco ka formë të mirë ku në pesë ndeshjet e fundit ka regjistruar katër fitore dhe një barazim, ndërsa Marseille ka regjistruar tre humbje, një barazim dhe një fitore.
Për vendasit nuk do jetë i gatshëm, Fabregas dhe Martins.
Monaco: Lecomte, Henrique, Badiashile, Maripan, Sidibe, Diop, Tchouameni, Fofana, Aguilar, Volland, Ben Yedder.
Marseille: Mandanda – Lirola, Gonzalez, Caleta Car, Sakai, Gueye, Balerdi, Cuisance , Thauvin, Radonjic, Benedetto