Mesfushori i Kombëtares gjen rrugën e rrjetës në Çeki!
Mesfushori i Kombëtares, Kristi Qose dhe ish-sulmuesi i Bylisit dhe Skënderbeut në Kategorinë Superiore, Piter Olainka, arritën të gjenin rrugën e rrjetës në sfidën Karvina-Slavia e Pragës, që u fitua nga këta të fundit me rezultatin 1-3.
Qose e nisi këtë përballje si titullar, ndërsa Olainka u hodh nga stoli.
Mesfushori i Kombëtares, realizoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 82-të, duke ngushtuar përkohësisht sfidat në 1-2, ndërkohë që nigeriani, i hedhur në fushë në pjesën e dytë, vulosi shifrat 1-3 në minutën e 85-të, duke i siguruar fitoren e 13-të në kampionat Slavias së Pragës, që kryeson me 9 pikë më shumë se Jabloneci dhe Sparta e Pragës.